Kryetari i Partisë Demokratike dhe gafat duket se janë një binom i pandashëm.

Pak ditë më parë Basha ngatërroi datën e përfundimit të pelegrinazhit në Kishën e Laçit, ndërkohë që ditën e sotme gjatë një vizite në Gjirokastër, ka ngatërruar vendlindjen e Musine Kokalarit.

Gjatë vizitës në shtëpinë e Kokalarëve, Basha tha se Musine Kokalari kishte lindur aty, por menjëherë u korrigjua nga gruaja që e shoqëronte, që i tha kryedemokratit se vendlindja e Musine Kokalarit është Adana në Turqi.

Basha: Musine Kokalari ka lindur këtu, këtu ka lindur, këtu është rritur.

Shoqëruesja: Jo, Musine Kokalari ka lindur në Adana.

Basha: Po, po e vërtetë, ka lindur në Turqi. Musine Kokalari do ngrihet në piedestal, qeveria e la shtëpinë në pluhurin e harresës. Musine Kokalari është simbol i qëndresës dhe i papërkulshmërisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re