Agjencia e Pronave njoftoi nisjen e procesit të legalizimit për pronat në bregdet. Artan Lame deklaroi se procedura e regjistrimit do të bëhet në Tiranë, në mënyrë që të shmangen abuzimet.
I gjithë procesi do të monitorohet nga ekspertët e drejtorisë së Kadastrës në Tiranë.
Ja kush janë zonat që regjistrohen:
ZK.2863 – Palasë
ZK.1481 – Dhërmi
ZK.3844 – Vuno
ZK.2518 – Lukovë
ZK.1739 – Gjilekë
ZK.1982 – Ilias
ZK.1952 – Himarë
ZK.2806 – Nivicë
Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP (përmes ligjit 7501/1991), shtëpitë e vjetra tradicionale, objekte në proces legalizimi, prona të vjetra, objekte të privatizuara, etj.
Gjithashtu, procesi do të trajtojë edhe rreth 5200 pasuri shtetërore, kryesisht prona të institucioneve publike, vepra infrastrukture, kullota, pyje, etj.
Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 banorë, rezidentë apo të emigruar të këtyre zonave.
Përgjatë 26 vjetëve që funksionon procesi i regjistrimit fillestar, ky proces ka filluar 2 herë dhe pastaj është braktisur pa u përfunduar.
/shqip
