Skip to content

Përleshja e Ilir Metës me Policinë, Rama solidarizohet me presidentin: Një shfaqje klinikisht e rëndë, kërkon solidaritet njerëzor

Nga shkolla “4 Dëshmorët” në Tiranë, ku pa nga afër procesin e vaksinimit të mësuesve që nisi sot, Rama ka komentuar shkurtimisht përplasjen e presidentit Ilir Meta me policinë bashkiake tek zyrat e FRD.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk kishte dëshirë që të bënte asnjë koment, por shtoi se ajo që ndodhi dje ishte “një shfaqe klinikisht e rëndë”.

Ai shtoi se kjo ngjarje kërkon një solidaritet njerëzor dhe se presidenti ka probleme të rënda.

Më lejoni që të mos bëj asnjë koment sepse jemi në kushtet e një shfaqje që është klinikisht e rëndë dhe natyrisht kërkon solidaritet njerëzor me këdo qoftë dhe jo më me një që është president i Republikës që ka probleme të rënda”, u shpreh Rama.