Skip to content

Përleshja mes vëllezërve nga Kosova e Shëngjini, përse u zunë të rinjtë

Pamjet video të një përleshje të dhunshme mes disa të rinjve kanë tërhequr vëmendjen e opinionit publik. Video e filmuar nga shumë qytetarë, tregon momentet kur disa të rinj zihen mes tyre.

Konflikti ka nisur mes 4 vëllezërve, dy nga Kosova e dy nga Shëngjini, për një vajzë.

Mbetet ende e paqartë se kush e ka nisur konfliktin, ndërsa autoritetet kanë arrestuar të 4 djemtë dhe dhanë këtë njoftim mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lezhë proceduan penalisht për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje ”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: Ç.Z.,23 vjeç, Q.Z., 21 vjeç (vëllezër),banues në Kosovë,  A.J., 24  vjeç dhe A.J., 24 vjeç ( vëllezër ),  banues në Shengjin.

Këta shtetas, ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me grushte dhe sende të forta ,ku  si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta  të katërt dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë, për mjekim.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.