Skip to content

Përleshja tek Presidenca, policia: Katër studentë të lënduar, një i shoqëruar

WhatsApp Image 2018 05 08 at 12.10.26

TIRANE- Policia e Tiranës jep detaje për sherrin e ndodhur pak më parë tek Presidenca. Në njoftimin e policisë thuhet se katër studentë janë lënduar pas sherrit me mjete prerëse, ndërsa një tjetër është shoqëruar në polici.

Sipas policisë, dy prej të rinjve janë kushërinj me njëri-tjetrin.

Informacion paraprak

Më datë 08.05.2018, rreth orës 11:40 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e një konflikti të ndodhur, janë dëmtuar me mjete prerëse shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K., D., 19 vjeç dhe K. M., vjeç 19, (studenta). J. Ll dhe F. Ll janë kushërinj (djem xhaxhai)

Shtetasit e dëmtuar janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar 1 person në cilësinë e personit që ka djeni për rrethanat e ngjarjes.(BalkanWeb)