Protestat në Francë janë përshkallëzuar dhe nuk kanë munguar as përplasjet me policinë. Në Paris janë shënuar përleshje, ndërsa 23 persona janë arrestuar.

 

Sipas sindikatave, rreth 2.8 milionë njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar , duke tejkaluar një milion njerëz që morën pjesë në raundin e parë të protestave, më 19 janar.

 

Policia, për shkak të agresivitetit në protestë ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

 

Qeveria franceze po avancon me reformën e rritjes së moshës së pensionit pavarësisht kundërshtimit të popullit.

 

Sondazhet tregojnë se dy të tretat e votuesve francezë janë kundër ndryshimeve, të cilat do të paraqiten në Asamblenë Kombëtare javën e ardhshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re