Një konflikt i çastit mes dy burrave në Përmet ka agravuar deri në goditje me sende të forta duke lënë të plagosur njërin prej tyre.

Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale Ll.J 43 vjeç është goditur rëndë nga 38-vjeçari A.J.

Mësohet se i lënduari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal, ku po merr ndihmën mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Përmet/Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, në qytetin e Përmetit, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. J., 38 vjeç, banues në Përmet dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin Ll. J., 43 vjeç, banues në Leskovik, i cili u transportua për në spitalin e Përmetit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Autori i dyshuar, shtetasi A. J. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Përmet, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re