Forcat izraelite në orët e mesnatës bastisën kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Kuds.

Pas kësaj, një tjetër bastisjeje u krye pas namazit të sabahut. Palestinezët u përpoqën të pengonin hyrjen e policisë duke mbyllur derën.

Duke rrethuar Al-Aksa-n, policia izraelite u ngjit në çatinë e xhamisë, theu disa nga xhamat dhe fillimisht ndërhyri me bomba zhurmuese ndaj besimtarëve brenda. Disa nga personat në xhami u përpoqën t’i rezistojnë policisë duke hedhur fishekzjarre.

Policia izraelite më pas hyri në Al-Aksa dhe hodhi bomba zhurmuese, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Njerëzit që ishin aty u goditën me shkopinj. Gjatë bastisjes, vendi i shenjtë u shndërrua në “zonë lufte”.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se shtatë palestinezë u plagosën. Policia izraelite njoftoi se ishin arrestuar 200 palestinezë.

Kompleksi Al-Aksa, i cili mbulon 15 për qind të sipërfaqes së bërthamës së vjetër të Kudsit, është nën pushtimin izraelit dhe përfaqëson pikën lidhëse të tre feve më të mëdha në botë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re