Një person ka humbur jetën ndërsa 8 të tjerë janë plagosur në një përleshje mes tifozëve  jashtë stadiumit AEK ne Greqi.

 

Një i ri 29-vjeçar humbi jetën pasi mori plagë të shumta me thikë , ndërsa u plagosën katër grekë dhe katër kroatë.

 

82 tifozë kroatë, një austriak, një boshnjak, një shqiptar, një gjerman  si dhe dy grekë, u arrestuan, sipas mediave vendase.

 

Një grup prej 150-200 tifozësh të Dinamos kanë mbërritur në mënyrë të organizuar rrugës drejt Greqisë, në prag të ndeshjes së turit te tretë të kualifikimeve në Champions League mes AEK-ut dhe Dinamos.

 

Shumë dyqane dhe makina u dëmtuan, pasi tifozët kroatë u vunë zjarrin. Ndërkohë pas ngjarjes ministri  grek i mbrojtjes së  qytetarit  urdhëroi largimin e 7 oficereve të policisë greke. Reagime të forta pati edhe nga mediat pasi u zbuluan dokumente të cilat tregojnë se policia kundër dhunës sportive ishte në dijeni prej dy ditësh që do të vinin në Athinë 100 huliganë kroatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re