Me sezonin në prag të mbylljes klubet që ende nuk kanë finalizuar verdiktet janë duke bërë përllogaritjet për të arritur objektivat e kërkuara. Tomori kur jemi dy ndeshje nga fundi me 11 pikë gjendet në fundin e klasifikimit me pesë pikë distancë nga Elbasani dhe Turbina që janë edhe rivalët që duhet të ‘’kap’’ për t’i shpëtuar rënies nga kategoria.

Deri në fundin e sezonit Tomori ka për të luajtur edhe dy ndeshje(Turbina dhe Pogradeci) aq sa edhe Turbina (Tomori dhe Elbasani) ndërsa Elbasani do të luaj vetëm nëj të tillë kundra Turbinës në shtëpi. Tomorit në këto dy ndeshje i duan dy fitore për të siguruar qëndrimin direkt ose një ndeshje shtesë me skuadrën e dytë të grupit A në Kategorinë e Dytë. Çdo rezultat tjetër për Tomorin në këto dy ndeshje ose njërën prej tyre e dërgon skuadrën menjëherë në Kategorinë e Dytë.

Por nëse Tomori ia del të fitoj të dy ndeshjet e tjera çfarë ndodh me dy skuadrat e tjera? Apolonia dhe Pogradeci janë të vetmet skuadra që do e mbyllin të qeta këtë kampionat pasi e kanë siguruar qëndrimin. Ndërsa për Elbasanin dhe Turbinën me dy fitore hipotetike të Tomorit në të dy ndeshjet do ta vendosnin shpëtimin apo rënien në ndeshjen mes tyre.

Në rast se njëra prej skuadrave fiton, atëherë ajo do të ishte skuadra që do të qëndronte në Kategorinë e parë ndërsa Tomori me dy fitoret hipotetike shkon në play out dhe skuadra që humbiste sfidën direkte Elbasani – Turbina zbriste një kategori më poshtë.

Ndërsa me dy fitore hipotetike të Tomorit dhe një barazim në sfidën e javës së fundit Elbasanit me Turbinës do të ishte një situatë interesante pasi do të kishim në tre vendet e fundit tre skuadra me nga 16 pikë. Sipas rregullores nëse dy ose më shumë skuadra e mbyllin sezonin me pikë të barabarta atëherë vendosin sfidat direkte. Kështu nëse do të merrnim të mirëqëna fitoret e Tomorit dhe barazimin mes këtyre dy skuadrave, atëherë do të shpëtonte nga rënia nga kategoria. Do të ishte Turbina që shkonte në play out dhe Elbasani që do të zbriste një kategori më poshtë. Por këto janë vetëm disa llogaritje matematikore, të cilat Tomori për të shpëtuar duhet ti vendos në zbatim këto dy sfida të fundit të sezonit vetëm me dy fitore./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re