Përlotëse, babai me sindromën Down punon mbi 20 vite për të shkolluar të birin si doktor

Screenshot_18.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

“Quhem Sader Isa. Babai im ka sindromën Down. Ai ishte një baba, një bashkëshort dhe një kryefamiljar për 21 vite. Kjo është një sfidë për shumë njerëz dhe shumë nuk arrijnë dot. Por për babain tim ishte e lehtë.

Një fëmijë që rritet në prehrin e një njeriu me sindromën Down, do të ketë të gjithë dashurinë e përkujdesin që mund të ofrohet nga prindërit. Nëse unë do të zgjidhja se kush do të ishte babai im, kurrë nuk do të mendoja për njeri tjetër përveçse tij. Unë jam krenar për të, njëlloj siç ai është për mua.

Përgjatë studimeve të mia, ishte ai mbështetësi im më i madh, financiarisht, emocionalisht. Kur ti sheh një njeri që nga komuniteti perceptohet si person me aftësi të kufizuara, që duhet të varet nga të tjerët… kjo të shtyn të bësh e të japësh më të mirën, pikërisht për hir të babait”

Kështu tregoi një i ri nga Siria, i quajtur Sader Isa. Babai i Sader është i prekur nga sindromi Down, por ndryshe nga çfarë mund të priste gjithkush, ky burrë punoi për mëse 2 dekada për të kursyer e mbledhur para për shkollimin e të birit.

Xhad Isa punon në një fabrikë gruri dhe pavarësisht sprovës, u kujdes e i dha dashuri të pakufizuar të birit. Ky baba është kthyer në një model edhe për komunitetin ku jeton, të gjithë e respektojnë dhe e vlerësojnë për dashamirësinë dhe sjelljen e mirë.

“Unë jam krenar për tim atë, përgjatë gjithë jetës së tij ai ka qenë mbështetësi im më i madh. Kur e shoh, ndonjëherë duket sikur sytë e tij thonë se po, unë jam me sindromën Down, por kam rritur një burrë e kam bërë gjithçka që ta bëj atë një doktor që do të ndihmojë të tjerët”-thotë Sader.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë