Adrian Civici është surprizuar në studion e “Quo Vadis” nga djali i tij Enio dhe mbesa Dua. Mesazhi ka përlotur profesorin, i cili tha se kjo është një nga ndjenjat më të veçanta.

Enio Civici: Jam i sigurt që po trajtoni shumë çështje të bukura dhe interesante në emision. Dua ta përshëndes dhe falenderoj babain tim, ka qenë dhe mbetet përherë shtylla kryesore e të gjitha vendimeve të mia, është njeriu i cili është dhe vëllai i madh, dhe kushëriri i parë, shoku i ngushtë dhe patjetër dhe babai. Bashkë me Duan, duam t’iu urojmë vetëm të mira dhe presim që njësoj siç u soll me mua dhe më drejtoi në çdo hap të jetës time, të bëjë njësoj edhe me Duan. Dua përshëndete gjyshin.

Dua: Tedi, bye bye!! 

Adrian Civici: S’kam fjalë…

Pranvera Borakaj: Jam e bindur që në jetën tuaj keni pasur momente të jashtëzkaonshme emocionale, por ky raporti me Duan do të jetë periudha e artë e jetës.

Adrian Civici: Kjo është e veçantë, të rrish të presësh gjithë ditën momentin kur do shkosh në darkë ta takosh, ose të shtunën të dielën kur janë pushim, sa të vijë, sepse ne jetojmë ngjitur me njëri-tjetrin është një ndjenjë e pakrahasueshme kënaqësie. Megjithëse jam marrë gjithë jetën me paranë dhe ekonominë, kjo nuk ka çmim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re