Një emigrant shqiptar është përlotur në Pikën Kufitare të Kakavijës teksa priste në radhë për t’u rikthyer në Greqi.

Emigranti tha për “News 24’’ se arsyeja e vetme se pse kishte ardhur në Shqipëri është sepse në atdheun e tij ka nënën.

Më tej ai tha se pesë ditë më parë ka ardhur në Shqipëri dhe nuk priste masa kaq strikte nga pala greke. Si shkak për të është bërë tamponi që ka bllokuar qarkullimin.

“Para pesë ditësh erdha dhe nuk kishte informacion dhe nuk prisnim këto masa. Me tamponin kanë bllokuar qarkullimin këtu. Erdha se kam nënën”,- tregoi emigranti i përlotur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re