Koloneli Dilaver Goxhaj ka folur për herë të parë pas arrestimit të djalit të tij, Dritan Goxhaj.

 

Në një intervistë për emisionin Quo Vadis me Pranvera Borakajn, koloneli nuk është penduar për asnjë moment që i është bashkuar UÇK-së, ndërsa tregon edhe emrat që atë e kanë takuar dhe i kanë bërë ftesën.

 

“Nuk pendohem për shumë arsye. Po them  vetëm një më të thjeshtën. Mua më kishin këshilluar që mos tregoja që jam nga Shqipëria por nga Struga meqënëse strugarët kanë dialekt tosk  dhe mos të kompromentoja shtetin shqiptar.

 

Ftesën ma bëri komandati i shtabit të përgjithshëm Azem Syla dhe  drejtori i Drejtorisë Politike Hashim Thaçi dhe drejtori i kundërzbulimit Kadri Veseli këtu në Tiranë. Unë hezitova për 4 muaj. Ata filluan të më takojnë mua në fund të muajit gusht të vitit 1998 kur unë kisha botuar 13 shkrime”, tha koloneli.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re