Admir Thanza, gjyqtari i Gjykatës së Lartë që u përlot në sallën e vettingut, është përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. KPK-ja e skualifikoi përfundimisht atë pas zbulimit të faktit se vite më parë ai ishte dënuar për vjedhje në Itali.

Thanza që nuk e kishte deklaruar këtë fakt, nuk e mohoi atë, por kur gjithçka doli në shesh ai u justifikua duke thënë se kishte marrë përsipër një vepër të kryer nga e kunata, duke i ardhur keq për të birin e sëmurë.

Pas publikimit të këtij fakti, gjyqtari Thanza u përlot në sallë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re