Ish-deputetja Jorida Tabaku ka reaguar pas konferencës për mediat të kryeministrit Edi Rama, ku e ka cilësuar këtë të fundit si një gënjeshtar të paskrupullt ndërsa theksoi se 650 milionë euro të tjera, të marra borxh, njësoj si borxhet e mëparshme të kësaj qeverie, do të shkojnë për projektet korruptive të keut të qeverisë, që nuk kanë lidhje me interesin publik, por vetëm të 4-5 njerëzve.

Për këtë deklaratë ka reaguar edhe kryeministri Rama i cilli shkruan se gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri.

Rama thekson se Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe shton ” dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni”.

Reagimi i plotë: Përmbahu zonja Tabaku, përmbahu sepse gjuha e akuzave dhe fyerjeve nuk është as argument, as shembull qytetarie në një shoqëri që ka nevojë për t’u pastruar në gjak e në mendje nga helmi i fjalëve të rënda, të cilat prej vitesh janë bërë buka dhe djathi i tregut të politikës…

Doni s’doni ju Eurobondi ishte një sukses kuptimplotë, përmbajtja e të cilit është pasqyrë e qartë e zbrazëtisë së propagandës politike-mediatike kundër qeverisë dhe në fakt, kundër vetë Shqipërisë që ju e tregoni përditë si ferrin mbi tokë! Shqipëria dje triumfoi, doni s’doni.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re