Antoneta Kobushi prej 21 vitesh jeton në një banesë në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër, e cila është urdhëruar nga përmbaruesi që të dalë nga banesa pasi pretendohet se i ka dal pronari banesës ku trashëgimtar janë stërniprit.

Zonja e shtëpisë kërkon që të dëmshpërblehet ose shteti ta strehojë pasi ajo thotë se nuk ka ku të jetojë e vetme e divorcuar me një fëmijë.

“Vajta tek perfekti i thashë që më vjen nesër përmbaruesi nuk dal mes katër rrugëve me një vajzë. Nuk kam ku shkoj, nuk dal po nuk më strehuan, nuk dal mes 4 rrugëve se do shteti. Do rri aty tek dera përjashta nuk kam ku vete, të rrish kaqe vite në një shtëpi dhe të të nxjerrin mes katar rrugëve me një fëmijë. Procesi gjyqësor i bënë brenda për brenda, i vulosën dhe ne nuk morëm vesh asgjë, i bënë gjithë ato punë vetë ata. Unë kërkoj një zgjidhje që ose të më dëmshpërblejë ajo zonja që kërkon këto shtëpi, këta kanë lek dhe i zgjidhin gjithë problemet me lekë. Sot i lutem shtetit të bëjë drejtësi sepse po bëhet korrupsion shumë. Unë s’dal sot nga shtëpia, s’kam ku shkoj. Pronaret që pretendojnë pas 100 viteve të më japin dëmshpërblimin që unë kam investuar në këtë banesë, prej kaq shume kohesh kam paguar drita, ujë dhe kam sistemuar, jam e vetme me një vajzë 15 vjeçare, jam e divorcuar, ku te shkoj. Kërkoj nga shteti zgjidhje”, tha gruaja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re