Albanologu Robert Elsie do të prehet në Theth, atje ku ishte dhe amaneti i tij. Studiuesi që punoi shumë për kulturën e gjuhën shqipe e ka shprehur këtë dëshirë  më herët, ndërsa Ministria për Europën dhe Punët e gatshme, siguron se janë kryer të gjitha procedurat që trupi i Elsie të mbërrijë në vendin tonë, e të nderohet ashtu sikurse e meriton.
 
Trupi i tij do të mbërrijë te martën në aeroportin e Rinasit, ndërsa Biblioteka Kombëtare do të hapë dyert për homazhet dhe nderimet e fundit, nga ora 14:00 deri më 16:00. Ndërkohë në Theth do të organizohet një ceremoni e veçantë para varrimit te Robert Elsie.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re