Të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur pasi një autobus me pasagjerë u përmbys në juglindje të Turqisë. Në mesin e viktimave është edhe një foshnjë.

 

 

Sipas asaj që raportojnë mediat turke drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të kushteve atmosferike.

 

 

Menjëherë pas ngjarjes u dërguan një numër i madh ekipesh shëndetësore dhe ambulancash të cilat bënë transportimin e të lënduarve për në spital.

 

 

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca ka bërë me dije se 14 prej të lënduarve kanë dalë nga spitali ndërsa 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Autoritet turke kanë nisur hetimet për aksidentit ndërsa aktualisht policia ka arrestuar dy drejtuesit e automjeteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re