Skip to content

Përmbyset autobusi me pasagjerë në Turqi/ 8 viktima dhe 35 persona të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqi, në provincën perëndimore Afyonkarahisar, ku një autobus me pasagjerë është përmbysur.

 

Nga aksidenti ka pasur 8 viktima dhe 35 persona të plagosur.

 

Sipas CNN Turk, autobusi po udhëtonte nga Diyarbakir në Bodrum.

 

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shoferi ka qenë i përgjumur.