Tre persona kanë humbur jetën dhe 20 persona të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Shkup.

 

Ngjarja ka ndodhur në Lisec në afërsi të Sarajit, ku sipas informacioneve një autobus me pasagjerë është rrokullisur dhe si pasojë kanë humbur jetën tre persona identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

 

Mediat maqedonase raportojnë se dëshmitarët kanë pohuar se nga aksidenti ka të plagosur por nuk dihet asgjë në lidhje me gjendjen e tyre shëndetsore.

 

Ndërsa autoritetet përkatëse të ndodhura në vendin e ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të saj.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re