Subscribe

Një tragjedi është shënuar në Malin e zi këtë të martë ku një autobus me mbi 30 pasagjerë ka dalë nga rruga duke përfunduar në humnerë.

 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Cetinje – Budva. Deri më tani policia e vendit fqinj ka njoftuar se kanë humbur jetën të paktën tre persona ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të lënduar.

 

Policia ka bllokuar dy nga tre korsitë e akst rrugor ku ndodhi amksidenti teksa disa ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes për të transportuar të lënduarit drejt spitalit.

 

Zjarrfikësit po punojnë për nxjerrjen e autobusit nga humnera. Gjithashtu po kryhen kontrolle në afërsi të vendit të ngjarjes nëse ndonjë nga pasagjerët mund të jetë hedhur nga automjeti.

 

Pa lëndime te renda ka shpëtuar shoferi i autobusit i cili është shoqëruar nga policia. Paraprakisht ai ka deklaruar se ka ndjerë dhimbje të madhe pas koke dhe si pasojë ka humbur kontrollin e mjetit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko