Një automjet tip “Volskwagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në aksin rrugor Vlorë-Kuç. Automjeti është gjetur i braktisur, ndërsa dyshohet se ishte i marrë me qira nga një shtetase.

 

Kjo e fundit raportohet të jetë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit së bashku me pasagjeren. Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re