Një aksident është regjistruar mesditën e së dielës në aksin rrugor Vlorë-Kuç, ku një automjet tip “Volskwagen” ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, në vendin e ngjarjes nuk janë konstatuar persona dhe nga verifikimet paraprake të kryera, rezulton se automjeti është në pronësi të shtetasit L. R., banues në Fier. Dyshohet se automjeti është marrë me qira nga një shtetase.

Po nga verifikimet paraprake të kryera, dyshohet se automjeti drejtohej nga një shtetase e cila është larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet të rastit, së bashku me një shtetase tjetër, pasagjere në automjet.

Në lidhje me këtë rast, deri tani, nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore asnjë person i dëmtuar./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re