Skip to content

Përmbyset makina në Dibër, përplaset me shkallët e një dyqani, plagoset drejtuesi i mjetit (FOTO)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Maqellarë-Dogana e Bllatës ku një mjet tip ‘Ford’ është përplasur me shkallët e një dyqani. Ai doli nga rruga dhe u përmbys. Nga aksidenti është lënduar lehtë drejtuesi i tij i cili po udhëtonte i vetëm.

Sipas policisë drejtuesi i mjetit Xhahit Tifekçiu ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shkallët e dyqanit dhe është përmbysur.

Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa drejtuesi i mjetit ka shpëtuar me vetëm dëmtime të lehta. Drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

/faxweb