Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier.

 

Mësohet se aksidenti ndodhi në fshatin Pllane, ku një automjet ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa për pasojë ka mbetur e plagosur rëndë shoferja.

 

“Rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë,Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re