Dy të rinj me origjinë shqiptare kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një aksidenti të rëndë të ndodhur përgjatë Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 marsit.

Mediat italiane bëjnë me dije se makina tip BMW e zezë, me të cilën po udhëtonin, ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse dy të tjerët kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, shkruan Living.

I plagosuri u transportua në gjendje të rëndë në spital. Trupat e dy shqiptarëve të tjerë u dërguan në morg ku u identifikuan falë gjurmëve të gishtërinjve.

Policia bëri me dije se në bagazhin e automjetit që drejtonin dy të rinjtë, u gjetën pajisje për vjedhje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re