TURQI– Shoferi dhe 19 studentë kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë e përmbysjes së minibusit të studentëve në lagjen Vezirköprü të Samsunit.

Shoferi i minibusit ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në fushë.

Pas aksidentit, në vendngjarje janë nisur ekipet e Emergjencës  dhe të Policisë.

Të plagosurit janë dërguar në Spitalin Shtetëror Vezirköprü dhe janë jashtë rrezikut për jetën./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re