Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 7 të tjerë janë shpëtuar si pasojë e përmbysjes së një varke që transportonte migrantë të parregullt në ujërat e qytetit Sfax në jug të Tunizisë.

Sipas informacionit të marrë nga një zyrtar sigurie të qytetit Sfax, varka me 27 migrantë të parregullt tunizianë mbrëmjen e kaluar është fundosur në ujërat e qytetit.

Ekipet e Mbrojtjes Civile kanë arritur deri tek kufoma e 11 personave dhe kanë shpëtuar 7 persona, ndërsa vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Shtetet në veri të Afrikës si Tunizia dhe Libia, shihen si pikë daljeje për migrantët e parregullt që dëshirojnë të shkojnë në Evropë me mënyra ilegale nga Mesdheu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re