Një varkë peshkimi është përmbysur në detin e Durrësit. Brenda ndodheshin dy persona. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së Currilave, ku brenda mjetit lundrues ndodheshin dy peshkatarë.

Njëri prej peshkatarëve është shpëtuar dhe po transportohet me urgjencë për në spital. Ndërkohë, vijojnë kërkimet në det për gjetjen e peshkatarit tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re