Një person ka humbur jetën nga një aksident mëngjesin e kësaj te hëne në Rrugën e Kombit. Viktima është drejtuesi i një trajleri, Nikolin Gjoni 42 vjeç. Trajleri që po transportonte lule humbi kontrollin duke u përplasur me barrierat për të kaluar në korsinë e kundërt, duke u përmbysur.

 

Aksidenti ka qenë fatal për shoferin që ka humbur jetën në vend. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa është bllokuar qarkullimi në rrugën e Kombit në fshatin Kolsh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re