Reshjet e dendura të shiut që ranë mbrëmjen e të enjtes, shkaktuan një situatë problematike edhe në disa rrugë të qytetit të Durrësit.

 

Një pjesë e tyre u përmbytën, duke krijuar probleme në lëvizjen e këmbësorëve, si dhe në qarkullimin e automjeteve.

 

Situata më problematike ishte në rrugën e Currilave, në lagjen numër 1, si dhe në zonën e Shkozetit, lagjia 14.

 

Pavarësisht pranisë së madhe të ujit në rrugë, nuk janë krijuar probleme në biznese apo shtëpi banimi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re