Tre shkolla janë përmbytur në Tiranë si pasojë e reshjeve të shiut, ndërsa mësimi është pezulluar për ditën e sotme. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit Besa Shahini.

“Për shkak të reshjeve të mbrëmshme janë përmbytur katet e para të shkollës 9-vjeçare “Sabaudin Gabrani”, shkollës 9-vjeçare “Yzberisht” dhe shkollës 9-vjeçare nëLalm, të gjitha në Tiranë”.

Dy prej tyre janë shkolla në periferi, ndërsa shkolla “9-vjeçare “Sabaudin Gabrani” ndodhet brenda unazës së Tiranës, dhe u inaugurua më 16 shtator.

Kjo shkollë u rikonstruktua nga Bashkia e Tiranës, por siç shihet punimet nuk janë bërë të plota, pasi shiu i parë që e ra e përmbyti katin e parë të saj dhe oborrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re