Skip to content

Përmbytet Lushnja, reshjet e shiut mbushin me ujë rrugët e qytetit në pak minuta

Moti i i keq e i paqëndrueshëm nuk e kurseu as Lushnjën, pasi goditi qytete si Vlora, Durrësi, Fieri e Tirana

Reshjet e shiut kanë përmbytur disa rrugë në qytetin Lushnjës. Janë dashur vetëm 30 minuta shi që rrugët kryesore të qytetit të mbushen me ujë.

Moti i i keq e i paqëndrueshëm nuk e kurseu as Lushnjën, pasi goditi qytete si Vlora, Durrësi, Fieri e Tirana.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, reshje intensive priten në qarqet Lezhë dhe Durrës. Ndërsa, në qarqet Shkodër, Dibër, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, në qarkun Kukës priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.