Këto pamje i përkasin përmbytjeve në nënstacionin e Zemblakut në Devoll.
 
Lumi që doli nga shtrati si pasojë e prurjeve të larta mbuloi jo vetëm fushën, por edhe gjithë zonën ku shtrihet vepra energjetike. Autoritetet thanë se situata erdhi për shkak të keqmenaxhimit, pasi nuk janë hapur në kohën e duhur portat e digës së Zemblakut që ndodhet mbi lumin Devoll.
 
Dëmet janë të konsiderueshme si në toka bujqësore edhe në bizneset e zonës.
 
Shtabi i Emergjencave është duke punuar për largimin ujit nga nënstacioni, i cili ka lanë pa energji elektrike të gjithë qindra familje.
 
Përmbytje ka pasur edhe në fushën e Maliqit për shkak të prurjeve të mëdha te lumit Devoll. Ndërkohë, zonat turistike të Korçës si fshati Dardhë, Voskopoja si dhe fshatrat përreth janë pa energji.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re