Makina dhe shtëpi të zhytura në ujë, udhëtarë që ecin nëpër rrugë të përmbytura deri në nivelin e gjurit dhe pronarët e shtëpive duke llogaritur koston e dëmeve.

Mirësevini në Lagos, qytetin më të populluar të Afrikës. Aty banorët janë mësuar me përmbytjet vjetore, që nisin nga marsi e përfundojnë në nëntor. Madje, edhe tanimë në përmbytje, ky qytet është i “shigjetuar” nga shirat.

“U largova nga shtëpia. Një situatë e tillë ka vite që nuk ndodh. S’mbaj mend kur ka rënë për herë të fundit kaq shi. Me kalimin e ditëve, niveli i ujit rritet gjithnjë e më shumë. Sot, mbuloi parakolpin e makinës”, tha Oseluonamhen, një qytetar i Lagos.

Në fotot e videot e publikuara shihet shkalla e plotë e përmbytjeve, me automjete dhe ambiente të tëra të pushtuara nga uji. Dëmet e shkaktuara, përllogariten çdo vit rreth 4 miliardë dollar, me pjesën më të madhe që e zë shkatërrimi i shtëpive.

Agjencia hidrologjike e Nigerisë, ka parashikuar përmbytje më intensive gjatë shtatorit, i cilësuar si kulmi i sezonit të shirave. Këto fakte kanë bërë që ekspertët e shumtë si vendas e të huaj të dalin në një përfundim, që qyteti, së shpejti mund të jetë i pajetueshëm. Qyteti sipas tyre mund të zhytet plotësisht nga uji, me qytetarët, që duhet të zgjedhin të jetojnë diku gjetkë. Madje ata kanë edhe një datë. 2100 do të jetë viti që sipas tyre, qyteti dhe ishujt e shumtë të saj, do të jenë të pajetueshme dhe të zhytura plotësisht nën ujë.

“Si rezultat i ndotjes së kapur nga nxehtësia nga aktivitetet njerëzore, rritja e nivelit të detit brenda tre dekadave mund të shtyjë përmbytjet kronike më të larta se toka që aktualisht strehon 300 milion njerëz,” tha studimi.

“Deri në vitin 2100, zonat tani në të cilat jetojnë 200 milion njerëz mund të bien përgjithmonë nën vijën e baticës”, tha një eksperte.

Every year!!!! Same same in Lagos!!
Nothing is ever done about flooding but to tell citizens to move…..
Pls keep your saloon cars at home o.
Even SUVs dey swim 🏊‍♂️ pic.twitter.com/bN31UuLOzK

— Kate Henshaw (@HenshawKate) July 16, 2021

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re