Skip to content

Përmbytet një anije me emigrantë në Detin Egje, 16 të vdekur

thumbs b c 4f76e88b9217fc97df0aa65d541f8b8f

Të paktën 16 persona e kanë humbur jetën pas përmbytjes së një anijeje me emigrantë të parregullt pranë ishullit grek Lesbos në Detin Egje, njoftoi Roja bregdetare greke.

Agjencia shtetërore greke e lajmeve AMNA raportoi se në anije ndodheshin rreth 40 emigrantë të parregullt.

Më tej bëhet e ditur se jetën e kanë humbur 16 persona, duke zbuluar se viktimat janë gra të reja me origjinë afrikane. Janë shpëtuar nëntë emigrantë ndërsa vazhdon kërkimi për 15 të zhdukur.

Burimi: AA