Rreth 700 hektarë tokë ne fshatin Obot të Anës se Malit ne Shkodër janë mbuluar nga uji.
Rritja e nivelit të shkarkimeve nga HEC-et dhe rritja e nivelit të Bunës ka rikthyer përmbytjet ne Shkodër.
Banoret fajësojnë drejtuesit e hidrocentraleve dhe korporatës elektroenegjike, pasi sipas tyre, sa herë nisin shkarkimet, toka u përmbytet.
Kreu i njësisë administrative Arben Ceni kërkoi të njoftohen për shkarkimet dhe të zbatohet një plan menaxhimi.
Ndërkohe forcat e ushtrisë dhe ato te policisë kane qëndruar ne gatishmëri per t’iu përgjigjur çdo lloj emergjence ne rast se do te ketë përkasim te situatës.
The post Përmbytet Oboti në Shkodër appeared first on Vizion Plus.



