Në pak minuta shi, këtë të hënë Shkodra ka qenë nën pushtimin e ujit. Mësohet se rrugët kryesore të qytetit janë përmbytur. Në këto kushte, punonjësit e ujësjellës kanalizime, së bashku me strukturat e bashkisë Shkodër për emergjencat civile dhe shërbimet publike kanë dalë në terren për të ndërhyrë në hapjen e pusetave dhe kunetave për qarkullimin e shpejtë të ujit. Situata e krijuar në orët e pasdites është normalizuar brenda një harku kohor prej 20 minutash.

Një tjetër moment me reshje intensive shiu është shoqëruar edhe në orët e mbrëmjes rreth orës 21:00, ku intensiteti i reshjeve mbi mesataren ka shkaktuar presence uji në rrugët kryesore të qytetit, por edhe në disa lagje të qytetit pranë Arrës së Madhe, në Perash, pranë nënstacionit në Draçin, situatë e cila është normalizuar brënda 1 ore pas koordinimit të të gjithë shërbimeve të bashkisë Shkodër dhe emergjencave civile.

Si pasojë e reshjeve intensive ka pasur 4 banesa me prezencë uji, 2 në lagjen Kiras, 1 banesë pranë Teatrit Migjeni dhe 1 banesë në lagjen Draçin. Me të marrë informacion shërbimet e zjarrfikësve me pompat thithëse kanë shkuar pranë banorëve dhe është bërë tërheqja e plotë e ujit.

Gjatë monitorimeve që janë bërë në terren dhe komunikimit me të gjitha Njësitë Administrative, në zona të tjëra nuk ka pasur probleme përveç mungesës së furnzimit me energji elektrike në disa zona, ku energjia elektrike është rithyer gjatë ditës së sotme./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re