Subscribe

Reshjet intensive të shiut rikthyen përmbytjet dhe në zonat fushore të Lezhës.

 

Hapja e portave të HEC-eve në Ulëz dhe Shkopet po rrezikon dëmtimin e argjinaturës mbrojtëse në zonën e Talës. Janë shkatërruar gjithashtu të mbjellat ndërsa uji mori para dhe shumë bagëti.

 

Këto janë momentet kur dy banorë futen me varkë në ujë dhe tentojnë të shpëtojnë një kalë.

 

Ata akuzojnë autoritetet se i hapën portat e hidrocentraleve pa njoftim pasi niveli i ujit u rrit shumë shpejt.

 

1-Mos me njoftu drejtoria e Ulzës. Kjo është pabesi e madhe. Me mbyt njerëzimin e tokat. Absolutisht nuk ka njoftim fare.

 

2-Rritja e nivelit të lumit është shumë e madhe. Po rrezikon argjinatura. Njoftime s’ka pas. E kanë hapur qysh mbrëmë. Toka buqësore të gjitha. Të mbjella me grurë.

 

Përmbytje pati dhe në Shkodër ku problem mbetet zona e Obotit. Nga reshjet rruga e këtij fshati është e pakalueshme kurse në oborret e disa banesave ka prani të madhe të ujit.

 

Ndërkohë në Krujë nën ujë janë rreth 200 hektarë tokë bujqësore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re