Të paktën 45 persona e kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi.

Zyra Kombëtare për Menaxhimin e Rrezikut nga Katastrofat (UNGRD) njoftoi se përmbytjet e lumenjve dhe rrëshqitjet e tokës kanë ndodhur në shumë pjesë të vendit që nga fillimi i sezonit të shirave.

Të paktën 23 persona kanë pësuar lëndime dhe tre janë zhdukur, tha Zyra kombëtare e katastrofës

Deri në 3.451 familje janë prekur nga përmbytjet ndërsa 36 mijë persona janë evakuuar.

Shtetet kryesore të Kolumbisë, Antioquia, Valle del Cauca, Narino, Huila dhe Cundinamarca janë pjesët më të prekura të vendit nga reshjet.

Autoritetet u kanë kërkuar banorëve të qëndrojë larg përrenjve, rrjedhjeve ujore dhe brigjeve të lumenjve gjatë sezonit të shirave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re