Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë zhvendosur më shumë se 3.000 njerëz në Malajzi.

Terengganu dhe Kelantan janë ndër shtetet më të goditura nga përmbytjet.

“Deri sot në mëngjes, 2.802 persona nga 781 familje janë evakuuar”, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në Terengganu.

Departamenti i Ujitjes dhe Kullimit (DID) në Terengganu tha se uji i lumit Marang dhe lumit Nerus kanë tejkaluar nivelin e rrezikut përkatësisht 2.83 metra dhe 21.5 metra.

Ndërkohë, rreth 283 njerëz nga 75 familje janë evakuuar gjithashtu nga Kelantan.

Të gjithë të evakuuarit janë akomoduar në strehimore të përkohshme.

Përmbytjet kanë goditur edhe shtetet Pahang dhe Perak.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re