Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje dhe dalje të përrenjve në bashkinë e Malësisë së Madhe. Që prej orës 03.00 të mëngjesit disa fshatra dhe qendrat e Koplikut e të Bajzës u zgjuan nën ujë.

 

Vërshimi i ujërave bëri që në pak orë qarkullimi rrugor të bllokohet, e po ashtu shkaktoi edhe përmbytje në katet e para të 20 shtëpive dhe oborreve.

 

 

 Banorët 

 

Natën kena thy murin për të shkarkuar ujin që ka ardhur deri këtu. Niveli ishte një metër, aq sa edhe makinat na u mbuluan nga uji.

 

Drejtuesit vendor thanë se gjendja është e rëndë. Ata kërkuan ndihmë nga qeveria për kompensimin e dëmeve.

 

TONIN MARINAJ

KRYETAR I BASHKISE, MALËSI E MADHE

 

Kena dëmtime në materiale, në shtëpi që po shihen rast pas rasti dhe shpresojmë ta zgjidhim sa më shpejt si situatë. Është angazhuar dhe qeveria dhe strukturat vendore.

 

Prefektja Majlinda Angoni, foli për masat e marra dhe përballimin e stinës së dimrit në të gjithë bashkitë e qarkut.

 

MAJLINDA ANGONI

PREFEKTE E QARKUT SHKODER

Kemi përgatit të gjitha punët, masat që duhen ndjekur , janë bërë takime në çdo bashki për të parë situatën nga afër, që nga hapja e kanaleve etj.

 

Përmbytjet në Malësi të Madhe janë sinjali i parë i një dimri të vështirë me të cilin pritet të përballen bashkitë e qarkut Shkodër.

 

Emergjencat civile e kanë dhënë alarmin se ky dimër do të jetë problematike, pasi parashikohet me reshje të shumta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re