Gjakova dhe Rahoveci në Kosovë vijojnë të përballen me pasojat e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet.
Për shkak të vërshimeve të ujit , 80 anëtarë të 9 familjeve janë evakuuar në Gjakovë.
Nga pamjet shihet se lumi Ranik në Kosovë ka dalë nga shtrati, duke bllokuar qindra banorë.
0
Shiu i rrëmbyeshëm ka ngritur nivelin e ujit gati duke bërë që makinat në rrugë të mbulohen nga uji.
Uji ka arritur të depërtojë edhe në shumë banesa.
Ndërkohë autoritetet kanë bërë të ditur se fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, por vetëm materiale.