Rruget dhe oborret e shtepive ne fshatrat Murqin, Mazhe e Mallkuç të Krujës u mbuluan nga uji si pasoje e permbytjeve .

Shirat e rëna gjatë ditës së dielë bënë që lumi të dalë nga shtati, duke përmbytur dhjetra hektarë tokë bujqësore. Në këto tre fshatra rreth 25 banesa janë të rrethuara nga uji.

Një nga banorët e zonës shprehet se kjo situatë përsëritet sa herë bie shi.

 Prurjet e mëdha të përroit  në fshatin Komsi të Matit rrezikuan dy banesa.

Prurjet e e medha te perroit bëne favorizuan edhe rreshitjet e dherave.

Bashkia e Matit pritet të ndërhyjë menjëherë për të shmangur dëme të tjera që mund të vijnë si pasojë e shembjes së tokës ne njesine administrative te Komsise.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re