Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që goditën ishullin indonezian të Sumatrës, njoftojnë zyrtarët lokalë.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu në rrethin Pesishir Selatan të provincës së Sumatrës Perëndimore, duke detyruar rreth 46,000 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre dhe të kërkojnë strehim.

“Tetëmbëdhjetë njerëz janë gjetur të vdekur. Pesë janë të zhdukur,” i tha AFP Donny Gusrizal, zëvendësdrejtor i agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive të rajonit. Rrënojat dhe mbeturinat nga fatkeqësitë po pengojnë punën e ekivepe shpëtuese, shtoi ai.

Të shtunën mbrëma (me orën lokale), problemet me energjinë elektrike vazhduan në disa zona të Pessir Selatan, sipas një reporteri të AFP. Të paktën 14 shtëpi u shembën nga rrëshqitja e dheut, më shumë se 20,000 shtëpi u pëmbytën dhe tetë ura u shembën, sipas një deklarate nga agjencia e menaxhimit të fatkeqësive.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re