Dhjetëra biznese që operojnë në zonën industriale Tiranë – Durrës kanë pezulluar aktivitetin për shkak se uji ka mbuluar ambientet e tyre.
 
Kjo është një fabrikat kryesore të zonës, ku vërshimi i ujit ka bllokuar gjithçka. Dëmet janë të konsiderueshme.
 
Në pjesën më të madhe uji është tërhequr, por ka ende zona brenda fabrikës, ku niveli i tij arrin në më shumë se një metër.
 
Bizneset thonë se ky është viti i dytë i përmbytjes, por  demet e shkaktuara një ditë më parë janë disa herë më të larta.
 
Ministri i brendshëm Fatmir Xhafaj ishte ne zonën e autostradës, ku pa nga afër dëmet e përmbytjeve. Shumë biznese të zonës iu ankuan për situatën.
 
Llogaritja e dëmeve pritet të bëhet vetëm pas përmirësimit të situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re