Në qarkun e Shkodrës vijojnë problemet të shkaktuara nga përmbytjet.

 

Bashkia ka bërë përditësimin e situatës, ku bëhet me dije se në disa zona rurale qindra hektarë tokë vijojnë të jenë në ujë, ndërsa dhjetra persona janë evakuuar.

 

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 23.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

 

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 7.90m, (kuota e matur sipas ores 07.00).(Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 5.65 m, ((kuota e matur sipas ores 07.00). (Kuota max 7.50 m).

 

Bashkia Shkodër

 

Siperfaqe totale e përmbytur 1435 Ha

 

Nj.A. Ana e Malit

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 850 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
Rruga e Obotit ka presence uji 60 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 

 Nj.A Dajç

 

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha, kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

 

Nj.A.Velipojë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 135 Ha. kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

 

Nj. A. Guri i Zi

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 150 Ha, kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

 

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

 

Nj.A.Bërdicë

 

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

 

Familje të evakuara aktualisht:

 

Janë 16 familje, të evakuara, gjithsej 70 person, kryesisht nga Njësitë Administrative :

 

Nj. Administrative Guri I Zi, 13 familje, 57 persona, jane te evakuara 30 krerë gjë e gjallë,të imta.

 

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona)

 

Lagja nr. 1,  1 familje ( 5 përsona)

 

43 persona jane te akomoduar ne konvikte.

 

1 shtepi me presence uji (lagjia Ajasem).

 

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re