Përmbytjet në Fier/ Balluku nga Ferrasi: Niveli i prurjeve në Vjosë 5.5 metra. Situata drejt përmirësimit


Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e përmbytjeve masive, me raportime të shumta për evakuime në Durrës, një pjesë të Kurbinit, Vlorë dhe Fier.

Sakaq, kanë nisur evakuimet e para edhe në fshatin Ferras, ku në terren ndodhen zv/kryeministrja Belinda Balluku, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe kryebashkiaku Armando Subashi.

Në një prononcim për mediat, ministri Vengu deklaroi se në Vlorë janë evakuuar 20 persona, ndërsa në Ferras 15 familjarë.

Ndërsa numri dy i qeverisë theksoi se:

Në pikën e matjes që përdorim për lumin Vjosa, niveli ka qenë 8 metra, ndërsa tani është 5.5 metra. Ka një rënie të konsiderueshme, e cila pritet të reflektohet në situatën e mëtejshme”.