Kryeministri Edi Rama është solidarizuar me jetët e humbura nga përmbytjet në Greqi. Ai shkruan se ndjen keqardhje pë atë që populli i vendit fqinj po kalon.

 

“Përmbytjet e mëdha shkatërruese në shumë rajone të Greqisë kanë shkaktuar humbje jetësh dhe dëme të mëdha. Keqardhje e madhe për jetët e humbura, ngushëllime vëllazërore familjeve të tyre dhe solidaritet i megjithëzemërt me të gjithë të prekurit nga kjo fatkeqësi e jashtëzakonshme natyrore”, shkruan ai.

 

Gjithashtu, kreu i qeverisë thekson se ambasada shqiptare në Greqi është në dispozicion për t’i ardhur në ndihmë shqiptarëve që ndodhen në zonat e prekura.

 

“Ambasada jonë në Athinë njofton se qytetarët që ndodhen në zonat e prekura, mund të kontaktojnë drejtpërdrejt me Njësinë për Menaxhimin e Emergjencave Civile të Ministrisë së Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile të Greqisë, në numrin e aktivizuar të telefonit 𝟏𝟏𝟐, i cili është vënë në dispozicion të shtetasve që kanë nevojë për ndihmë. Gjithashtu, iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të prekur nga përmbytjet në zonat problematike të Greqisë se për çdo nevojë t’i drejtohen Ambasadës sonë përmes numrit të emergjencës”, shkruan ai.

 

Greqia po përballet me përmbytje masive në disa zona, ku janë regjistruar viktima dhe të zhdukur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re